Arkitektura e qytetit “lundrues”: Si u ndërtua Venecia?
Qyteti romantik i Venecias njihet me shumë emra. Si qyteti lundrues, qyteti i kanaleve ujore dhe madje edhe si Mbretëresha e Adriatikut. Ky qytet i rrethuar nga uji u ndërtua mbi dhjetëra ishuj të vegjël të vendosur në Lagunën e Venedikut, një gji ligatinor i detit Adriatik, i ndërlidhur me ura dhe kanale. Në rast se po pyesni veten se si ishte e mundur të ndërtohej arkitektura mahnitëse e Venecias në mes të asaj që në thelb është një moçal, atëherë nuk jeni i vetmi. Ndërsa Venecia duket sikur noton mbi ujë, shumica e njerëzve supozojnë se qyteti është ndërtuar direkt në ishujt e Lagunës Veneciane. Në fakt, ndërtesat e Venecias u ndërtuan mbi platforma druri të mbështetura nga shtylla druri të futura nën tokën...
Burimi:
kultplus.com