Arkitektura dhe urbanistika më të kërkuarat, plotësohen 70% e kuotave në Universitetin Politeknik

Arkitektura dhe urbanistika më të kërkuarat, plotësohen 70% e kuotave në Universitetin Politeknik

Degët inxhinierike edhe këtë vit vijojnë të jenë ndër më të preferuarat për maturantët, duke kryesuar së bashku me mjekësinë listën e renditjes së programeve të studimit. Rektori i Universitetit Politeknik, Akli Fundo, sqaron se në total janë ezauruar më shumë se 70% e kuotave, ndërsa programet e Arkitekturës dhe Urbanistikës i kanë plotësuar të gjitha vendet bosh. “Konkretisht, sivjet në disa degë kemi Universitetin Politeknik të Tiranës, ku kemi 100% të regjistrimit të kuotave, siç janë degët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës. Në degë të tjera të Universitetit Politeknik, në shumicën e degëve, të cilat janë shumë të pëlqyera nga maturantët, kemi rezultate të regjistrimit mbi 90%”, tha Fundo. Në krahasim me një vit më parë, kërkesat janë në rritje, kryesisht për Fakultetin e...