Ardit Gjebrea paraqitet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion
Ardit Gjebrea është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në SPAK. Producenti dhe moderatori televiziv është parë të futet në ambientet Prokurorisë së Posaçme rreth orës 10:00. Deri në këto momente nuk ka informacion mbi arsyet e paraqitjes së tij, ndërsa nuk dihet nëse bëhet fjalë për një thirrje në kuadër të një hetimi konkret apo për një çështje tjetër procedurale.
Burimi:
gijotina.com