Ardit Gjebrea del nga SPAK, kyç gojën për gazetarët: Nuk flas dot se është sekret hetimor
Producenti Ardit Gjebrea ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas më shumë se dy orësh e gjysmë marrjeje në pyetje. Pas daljes nga SPAK, për gazetarët, Gjebrea ka deklaruar se është thirrur në cilësinë e dëshmitarit për një çështje që është sekret hetimor. “Isha në cilësinë e dëshmitarit për një çështje që është sekret hetimor. Nuk flas dot më shumë, më duhet të respektoj institucionet. Isha si person në dijeni.”, tha ai. Ai shkëmbeu batuta me gazetarët, teksa tha se Prokurorët ishin miqësorë dhe se i ka ftuar që të shkonin në programin e tij. “Jo keq. Ishin miqësor. Edhe unë i ftova në programin tim. Po prokurorët, edhe ata njerëz janë. Meqenëse “E diela Shqiptare” ka përmasa njerëzore, më ftuan, i...
Burimi:
gijotina.com