Arbitrja italiane: Dua respekt për 10 vite sport, një fotografi me bikini nuk duhet të zbehë gjithçka
15 Shtator 2026 12:10 Alfred Lleshi Giuliana Vigile, 23-vjeçare, asistente arbitre e seksionit AIA të Çezenës, e promovuar këtë sezon në Serie D, ka reaguar në rrjetet sociale ndaj mënyrës se si po trajtohet në media dhe rrjete sociale. “Distancohem thellësisht nga mënyra se si disa media dhe përdorues po tregojnë këto ditë personin tim dhe aktivitetin tim sportiv. Jam një vajzë që merret me sport dhe ka zgjedhur të ndërtojë rrugëtimin e saj në futboll e arbitrim. Jam krenare për punën, sakrificat, stërvitjet dhe rrugëtimin tim në fushë. Dua të kujtoj se kam 10 vite që merrem me këtë sport”. Vigile thekson se një fotografi me bikini nuk duhet të zbehë 10 vite stërvitje, ndeshje, përgatitje dhe profesionalizëm: “Mund të jem asistente arbitre, atlete,...
Burimi:
telesport.al