Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një sulm me dronë nga territori i Irakut

Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një sulm me dronë nga territori i Irakut

Arabia Saudite ka mbyllur përkohësisht një prej arterieve më të rëndësishme të transportit të naftës, pasi tubacioni strategjik Lindje–Perëndim u godit nga disa dronë. Sulmet ndodhën në rajonet e Riadit dhe Medinës, ndërsa autoritetet saudite thanë se dronët ishin nisur nga territori i Irakut. Nga sulmi pati persona të plagosur, të cilët morën trajtim mjekësor, ndërsa dëmet në infrastrukturën energjetike janë ende duke u vlerësuar. Tubacioni, i gjatë rreth 1 mijë e 200 kilometra, është veçanërisht i rëndësishëm për Arabinë Saudite, pasi i mundëson eksportimin e naftës drejt Detit të Kuq, duke shmangur ngushticën e Hormuzit. Sipas Reuters, në muajt e fundit nëpër këtë linjë janë transportuar rreth 4 deri në 5 milionë fuçi naftë në ditë, që përbëjnë afërsisht 4 deri në 5 për...