Apeli rrëzon Igli Taren/ Lë në fuqi sekuestron e vilës së dyshuar të Ballukut

Apeli rrëzon Igli Taren/ Lë në fuqi sekuestron e vilës së dyshuar të Ballukut

Apeli i Posaçëm Antikorrupsion ka rrëzuar ankimin e ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tare, duke lënë në fuqi masën e sekuestros preventive për vilën e dytë në Palasë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, vila dyshohet se është pronë e fshehur e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Ajo dyshohet se është përfituar në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Aleko Impex General Construction”, e cila u shpall fituese, së bashku me një kompani tjetër, në tenderin me vlerë rreth 30 milionë euro, me TVSH, për lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës. Prona në Palasë ka një sipërfaqe trualli prej 478 metrash katrorë, ndërsa vila është e përbërë nga dy kate me një sipërfaqe totale prej 271.2 metrash katrorë. Në pronë ndodhen edhe dy garazhe, me sipërfaqe 20 dhe 40...