Apeli nuk zbaton rregulloren e re të GJKKO, lejon gazetarët me celularë në gjyqe
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur mos të respektojë rregulloren e re të GjKKO-së në lidhje me kufizimet e vendosura ndaj gazetarëve. Në një takim me gazetarët gjyqtarja e Apelit Saida Dollani, ka deklarauar se rregullat e transparencës nuk do të ndryshojnë. “Rregullat e transparencës tek ne nuk ndryshojnë. Nëse ju pengojnë të qëndroni në hollin tonë me vini në dijeni”, u tha Dollani-gazetarëve. Qëndrimi vjen një ditë pasi rregullorja e re e GJKKO hyri në fuqi. Me ndryshimet e reja kufizohet numri i përfaqësuesve të mediave që mund të ndjekin një seancë gjyqësore, hiqet praktika e deritanishme që lejonte filmimin e minutave të para të seancave, ndalohet filmimi në korridoret e gjykatës dhe gazetarët do të...
Burimi:
zeri.ai