Antonelli triumfon në Spanjë dhe shkëputet 81 pikë, Max e Norris në podium, Ferrari me hope
Kimi Antonelli me Mercedes triumfoi të dielën pasdite në garën e Cmimit të Madh të Spanjës në Formula 1, zhvilluar për herë të parë në pistën qytetase të Madrid. Një triumf i rëndësishëm për pilotin italian, që tani shkëputet 81 pikë nga rivalët në renditjen e përgjithshme. Piloti italian shfrytëzoi në maksimum momentin e “makinës virtuale të sigurisë”, në pjesën e parë të garës. Antonelli ndërroi gomat në atë moment, ndërsa Lando Norris me McLaren, që në atë moment kryesonte garën, nuk arriti dot, duke humbur kryesimin më pas. Britaniku u klasifikua në vendin e tretë, pas holandezit Max Verstappen me Red Bull. Ata të dy zhvilluan një sfidë të fortë mes tyre për më shumë se 20 xhirosh, por Norris nuk arriti dot ta...
Burimi:
telesport.al