Antonelli mesazh rivalëve: Pas fitores në Monza besoja te titulli, dua të përsëris këtë sukses edhe vitin tjetër

Antonelli mesazh rivalëve: Pas fitores në Monza besoja te titulli, dua të përsëris këtë sukses edhe vitin tjetër

Italia e ka mirëpritur Kimi Antonelli në shtëpi. Kampioni i saposhpallur i botës për pilotë në Formula 1 mbërriti në Bolonja mbrëmjen e së hënës, ku u prit nga tifozë, miq dhe një grup i madh gazetarësh. “Ende nuk e kam kuptuar plotësisht. Është një arritje kaq e madhe dhe besoj se më duhet të paktën një javë për ta përpunuar siç duhet,” tha piloti 20-vjeçar i Mercedes. “Për momentin, mezi pres të kaloj kohë me familjen dhe miqtë e mi, të jem në shtëpi dhe të ha një pjatë me makarona”, shtoi Antonelli. Më tej ai pret të festojë titullin në Itali. “Do të pushoj pak, pasi na pret një tjetër seri e ngjeshur garash përpara se të përfundojë sezoni. Do të shkëputem plotësisht...