Dana White konferencë për shtyp me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë: Gjithmonë kam dashur ta bëj këtë
Presidenti i UFC-së, Dana White, më në fund pati mundësinë të luajë rolin e sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë… të paktën për pak minuta. Drejtori ekzekutiv i “Ultimate Fighting Championship” (UFC) u shfaq papritur krah presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë një konference për shtyp të organizuar me nxitim të hënën pasdite në Uashington. Trump pranoi se po “argëtohej pak” kur gjatë fundjavës hodhi idenë se White mund të ishte sekretari i tij i ardhshëm i shtypit. Megjithatë, presidenti e ftoi mikun e tij të vjetër pas foltores për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. White u pyet nëse do ta konsideronte seriozisht pranimin e një posti në administratën Trump. Edhe pse nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë për t’i bërë...
Burimi:
telesport.al