Ankimi në GJK, Salianji akuzon trupën gjykuese: Zvarritën çështjen dy vjet, do të ndjek rrugën në Strasburg

Ankimi në GJK, Salianji akuzon trupën gjykuese: Zvarritën çështjen dy vjet, do të ndjek rrugën në Strasburg

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar publikisht përpara shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ankimimin e dënimit të tij, duke e cilësuar procesin si një përpjekje të ndikuar politikisht për ta mbajtur larg garave elektorale dhe zgjedhjeve vendore. Përmes një deklarate zyrtare, Salianji pretendoi se vendimi i trupës gjykuese është paracaktuar dhe se shqyrtimi i dosjes së tij u zvarrit artificialisht për thuajse dy vite me qëllim që të vonohej ankimimi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Ai theksoi se vendimi negativ i pritshëm nga Gjykata Kushtetuese nuk e mbyll betejën e tij ligjore, por përkundrazi i hap rrugën ndjekjes së çështjes në shkallët e drejtësisë ndërkombëtare. “Gjykata Kushtetuese nuk ngjitet dot në nivelin kushtetues. Nuk bëj dot teatër...