“Ankesa për policë me veshje civile”- Avokati i Popullit bën bilancin e 72 orëve protestë: 214 të shoqëruar! Shqetësim të miturit, po verifikojmë çdo rast
Ankesa për dhunë gjatë shoqërimit, mosofrim të kujdesit mjekësor dhe punonjës policie me veshje civile pa shenja identifikuese. Këtë bëri të ditur Avokati i Popullit Endri Shabani, në një deklaratë për mediat ku theksoi se shqetësimi i veçantë është për të miturit. “Gjatë këtyre ditëve kemi marrë ankesa për punonjës policie me veshje civile pa shenja identifikuese. Kjo çështje do të shqyrtohet me prioritet. Pjesa tjetër e ankesave lidhej me ushtrimin e dhunës gjatë shoqërimit, mosofrim të kujdesit mjekësor dhe kalim të afateve për masën e sigurisë”, u shpreh Shabani. Sipas tij, gjatë inspektimeve në komisariatet e Tiranës, Vlorës, Korçës dhe Shkodrës, si dhe në Bllokun e Sigurisë dhe Spitalin e Traumës, janë konstatuar mbipopullim, kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare dhe mungesa të shtretërve, batanijeve e...
Burimi:
javanews.al