Anija “Starship” e StarX hyn në orbitë për herë të parë! Pavarësisht defektit të motorit e përfundon misionin me shpërthim në Paqësor (VIDEO)
Raketa Starship e gjeneratës së ardhshme të SpaceX hyri në orbitë për herë të parë të hënën, më 28 shtator, pavarësisht fikjes së njërit prej motorëve gjatë fluturimit. Misioni shënon një moment të rëndësishëm për kompaninë e Elon Musk, pasi Starship arriti të vendosë në orbitë grupin e parë të satelitëve të rinj Starlink. Pas rreth tre orësh fluturim, mjeti u ul në ujërat e Oqeanit Paqësor, në perëndim të Kilit, ku shpërtheu gjatë përfundimit të misionit. Fluturimi ishte planifikuar fillimisht të zgjaste rreth 10 orë, por u shkurtua për shkak të problemit me motorin. Sipas Reuters, mjeti pa pilot, rreth 40 kate i lartë, përbëhet nga raketa përforcuese Super Heavy dhe pjesa e sipërme Starship. Ai u nis nga baza Starbase e SpaceX pranë...
Burimi:
javanews.al