Angelo Anelli, libretisti italian që la gjurmë në historinë e operës
Më 1 nëntor 1761, në Desenzano del Garda të Italisë, lindi Angelo Anelli, libretist dhe shkrimtar italian, i njohur për kontributin e tij në zhvillimin e operës italiane. Anelli studioi letërsinë dhe drejtësinë në Universitetin e Padovës, ndërsa më vonë u angazhua edhe në jetën politike. Në vitin 1808 u emërua profesor i retorikës në Universitetin e Milanos. Një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij e zhvilloi në teatrin La Scala të Milanos, ku nga viti 1793 deri më 1817 punoi si autor tekstesh për opera dhe në drejtimin organizativ të teatrit. Gjatë kësaj periudhe shkroi rreth 40 librete, kryesisht për opera komike, në bashkëpunim me kompozitorë të njohur të kohës, si Gioachino Rossini, Domenico Cimarosa dhe Niccolò Piccinni. Ndër veprat e tij të...
Burimi:
kultplus.com