Andy Carroll rrëfen agresionin sek*ual: “Edhe të tjerë kanë përjetuar diçka të ngjashme”
2 Nëntor 2026 11:08 Alfred Lleshi Pasi bëri publike se kishte qenë viktimë e një agresioni seksual, Andy Carroll zbuloi se kishte marrë shumë mesazhe mbështetjeje, ndërsa futbollistë të tjerë i kishin rrëfyer përvoja të ngjashme. Ish-sulmuesi i kombëtares angleze foli sërish për këtë çështje në podcastin “Football Uncensored”, disa javë pasi tregoi në autobiografinë e tij “Owning It” për ngjarjen e vitit 2021. Fillimisht, Carroll nuk zbuloi identitetin e personit të përfshirë, por më vonë konfirmoi se bëhej fjalë për Kevin Adams, profesor i njohur kërcimi dhe koreograf. “Disa njerëz që i njoh shumë mirë kanë ardhur tek unë dhe më kanë thënë: ‘Edhe mua më ka ndodhur diçka e ngjashme’. Edhe njerëz nga bota e futbollit. Futbollistë shumë të njohur më kanë telefonuar...
Burimi:
telesport.al