Ancelotti: Talentet brazilianë shkojnë në Europë, por nuk luajnë. Kështu nuk rriten
23 Shtator 2026 13:57 Alfred Lleshi Rasti i Endrick është kthyer në një nga shembujt më të përmendur për vështirësitë që hasin talentet brazilianë pas transferimit të hershëm në Europë. Për këtë arsye, Carlo Ancelotti, sot trajner i Brazilit, mbështet planin e ri të CBF-së për t’u dhënë më shumë hapësirë futbollistëve vendas. Numri maksimal i të huajve në skuadrat braziliane do të ulet nga 9 aktualisht, në 8 më 2027 dhe në 5 deri në vitin 2030. Synimi është që talentet vendas të kenë më shumë mundësi për t’u zhvilluar. Endrick, i blerë nga Real Madridi më 2024 për rreth 50 milionë euro, ka pasur pak hapësira. Ai ka 41 ndeshje dhe 7 gola me “Los Blancos”, ndërsa huazimi te Lyon solli 8 gola...
Burimi:
telesport.al