“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar sot në rrjetet sociale në lidhje me lajmin për një alarm të rremë në një shkollë në Tiranë. Koçiu shprehet se ‘kjo lloj çmendurie që shpesh tolerohet nën alibinë e një “lirie” pa fre, nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e vërtetë’. Reagimi i plotë i Koçiut: “Një alarm i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, ditën e parë të mësimit, kur oborret janë të mbushura plot me fëmijë, nuk është një shaka e hidhur, nuk është një test cinik për reflekset e Policisë së Shtetit dhe as një lajthitje e rastësishme e një mendjeje të papjekur, por një çmenduri e mirëfilltë kriminale. Kjo lloj çmendurie që shpesh tolerohet nën alibinë e një “lirie” pa fre, nuk...
Burimi:
javanews.al