Analizon Edi Ramën në Rinas: Tregoi se është i fortë kur të tjerët e mendonin të dobët

Analizon Edi Ramën në Rinas: Tregoi se është i fortë kur të tjerët e mendonin të dobët

Gazetarja Fatjona Mejdini komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama nga Rinasi, pas kthimit të tij nga SHBA-ja, duke u shprehur se, përmes saj, Rama zgjodhi të tregojë se është i fortë dhe se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga rruga e tij. “Rama vinte nga SHBA-ja, kishte zgjedhur aeroportin, dukej si një lloj urgjence për atë konferencë, dukej sikur një njoftim i madh do të vinte nga aty. U mendua për ndonjë gjë të madhe, të tipit dorëheqje. Ishin shumë spekulime normale, pasi kryeministri Rama ka një situatë të rënduar nga protestat që prej katër muajsh dhe, nga ana tjetër, skandalet e njëpasnjëshme që dalin nga hetimet e SPAK-ut. Por Edi Rama bëri atë që të tjerët nuk e prisnin, ose e prisnin më pak....