ANALIZA / “Çelësat” e rinj në menaxhimin e Flick, që e kanë bërë Barcelonën e tij të pandalshme

ANALIZA / “Çelësat” e rinj në menaxhimin e Flick, që e kanë bërë Barcelonën e tij të pandalshme

Skema e Hansi Flick, që i ka mundësuar atij të fitojë 5 trofe, këtë sezon ka marrë disa elemente të reja. Trajneri gjerman dhe drejtori sportiv Deco kanë ndërtuar një skuadër shumë të ekuilibruar, konkurruese dhe polivalente, e cila po jep një rendiment shumë mbi pritshmëritë. Janë linja të reja në menaxhimin e Barcelonës, që i bashkohen dhe forcojnë ato ekzistuese. Më pak titullarë të padiskutueshëm Nuk ka më aq shumë titullarë të padiskutueshëm. Vetëm Raphinha dhe Lamine kanë luajtur në të tetë ndeshjet, në 7 javët e La Liga-s dhetë Champions-it. Joan Garcia është i dëmtuar, ndërsa Pedri nuk e nisi nga minuta e parë debutimin ndaj Elche. E njëjta gjë vlen për Cubarsí, i cili mungoi edhe ndaj Racing. Mesatarisht, Flick bën nga...