ANALIZA – Beteja për Bashkinë e Pukës me 9 maj 2027, kandidatë Dodaj, Curri apo…një emër tjetër…?!

ANALIZA – Beteja për Bashkinë e Pukës me 9 maj 2027, kandidatë Dodaj, Curri apo…një emër tjetër…?!

Reforma territoriale- administrative, ka krijuar një realitet të ri në qarkun e Shkodrës, i cili do të reflektohet në zgjedhjet e 9 majit 2027. Nga 5 bashki, gara do të zhvillohet në katër, teksa Puka ka “thithur” bashkinë e Fushë Arrëzit. Ndërsa priten akte ligjore e nënligjore për detajet e organizimit të kësaj bashkie të re, e sigurtë është se dy kryetarët aktualë të këtyre bashkive, Rrok Dodaj dhe Hilë Curri, do të jenë ndër kandidatët kryesorë për garën e 9 majit 2027.Hilë Curri, e ka shprehur tashmë ambicjen e tij për të qenë ai kandidati i PD- së, ndërsa edhe Rrok Dodaj, përmes lajmeve të shpërndara në disa portale lokale, ka nënkuptuar dëshirën për rikandidim, duke artikuluar se “ka marrë mbështetjen e bazës”. Situata...