Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Edhe pas disa dekadash nuk është harruar teza se, gjoja, Perëndimi kolektivisht ka qenë “i padrejtë ndaj serbëve”. Këtë tezë e ka ngritur tani edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi dhe zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje e Hercegovinë. Në një forum në Moskë, ai tha se Perëndimi “e ndau popullin serb në disa pjesë dhe serbët përfunduan në entitete të ndryshme shtetërore”.Kurt Bassuener nga Këshilli Ndërkombëtar për Politikat e Demokratizimit vlerëson për Radion Evropa e Lirë (REL) se Putini po krijon bazën për “korrigjimin” e kësaj “padrejtësie”. “Dhe ai mbështet hapur konceptin e ‘botës serbe’, i cili jo vetëm që përfaqëson një përpjekje për riemërtimin e idesë së ‘Serbisë së Madhe’, por besoj se edhe krejt...