Analiza: A mund të marrin formë lidhjet akademike mes Kosovës dhe Kinës?

Analiza: A mund të marrin formë lidhjet akademike mes Kosovës dhe Kinës?

Kina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon ta mbështesë qëndrimin e Serbisë ndaj saj. Megjithatë, një kolegj privat në Kosovë thotë se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me dy universitete publike kineze. Kolegji Universum i konfirmoi Radios Evropa e Lirë (REL) se gjatë një vizite në Shangai, në tetor të vitit 2026, ka arritur marrëveshje me Universitetin Jiangsu dhe Universitetin Fudan, për bashkëpunim akademik dhe shkëmbime të mundshme studentore. Marrëveshjet vijnë në një kohë kur Kina ka përdorur bursat, shkëmbimet universitare dhe programet kulturore për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me studentë dhe institucione në vendet e Ballkanit Perëndimor. Studiuesit e ndikimit kinez në rajon i konsiderojnë këto programe pjesë të diplomacisë arsimore të Pekinit dhe instrumente të asaj që njihet si “fuqi e butë”...