AMP ‘zbarkon’ në Policinë e Durrësit, arrestohet një efektiv dhe dy të tjerë nën hetim!

AMP ‘zbarkon’ në Policinë e Durrësit, arrestohet një efektiv dhe dy të tjerë nën hetim!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka finalizuar një operacion në Durrës, i cili ka çuar në arrestimin në flagrancë të një punonjësi policie dhe procedimin në gjendje të lirë të dy efektivëve të tjerë. Sipas njoftimit të AMP-së, operacioni u zhvillua në kuadër të procedimit penal nr. 100/2026, të regjistruar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Hetimet dhe operacioni u kryen nga Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë e AMP-së, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Në përfundim të veprimeve, AMP arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë me inicialet S. M., i cili ushtron detyrën në Trupën e Shërbimit të Patrullës së Përgjithshme. AMP nuk...