Amir Rrahmani largohet nga Kosova, shpërthen ndaj FFK-së: “Sulme të koordinuara prej dy vitesh”
Një lajm i bujshëm ka tronditur Kombëtaren e Kosovës. Kapiteni Amir Rrahmani ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e përfaqësueses, për sa kohë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do të drejtohet nga drejtuesit aktualë. Vendimi i mbrojtësit vjen pas një periudhe të gjatë pakënaqësish. Rrahmani ka qenë pjesë e Kosovës për 10 vite, ndërsa shtatë prej tyre ka mbajtur shiritin e kapitenit. Megjithatë, ai pretendon se gjatë kësaj kohe problemet dhe ankesat e futbollistëve nuk janë trajtuar siç duhet. Në mesazhin e tij drejtuar tifozëve, Rrahmani është i ashpër ndaj personave që aktualisht drejtojnë FFK-në. Ai akuzon drejtuesit për “sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara” ndaj tij dhe të tjerëve, duke theksuar se kjo situatë ka zgjatur për më shumë se dy...
Burimi:
sportekspres.com