Ambasadorja e BE takohet me kryetaren e KLP: Një sistem i fortë drejtësie është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë

Ambasadorja e BE takohet me kryetaren e KLP: Një sistem i fortë drejtësie është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, ku në fokus ka qenë reforma në drejtësi dhe prioritetet e sistemit të prokurorisë në Shqipëri. Përmes një reagimi të publikuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, ambasadorja Moreira de Sousa theksoi rëndësinë e një sistemi të fortë drejtësie në procesin e integrimit evropian të vendit. Sipas saj, gjatë takimit me Bogdanin u diskutua mbi prioritetet kryesore të sistemit të prokurorisë, përfshirë llogaridhënien institucionale dhe vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Postimi në Facebook i zyrës së delegacionit të BE-së “Një sistem i fortë drejtësie është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjatë takimit tim me Mirela...