Ambasadorja e BE-së takohet me Shabanin: Integrimi evropian kërkon një Avokat të Popullit më të fortë, mbështetje dhe fuqizim!

Ambasadorja e BE-së takohet me Shabanin: Integrimi evropian kërkon një Avokat të Popullit më të fortë, mbështetje dhe fuqizim!

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, priti Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e cila paraqiti gjetjet e Raportit të Zgjerimit të Komisionit Evropian për vitin 2026. Gjatë takimit u diskutua nevoja për fuqizimin e institucioneve të pavarura që mbrojnë të drejtat e njeriut. Avokati i Popullit ndau me Ambasadoren sfidat me të cilat po përballet institucioni, duke nisur nga rritja e ngarkesës së punës. Nga njëra anë, më shumë qytetarë po kërkojnë ndërhyrjen e Avokatit të Popullit, duke e rritur numrin e ankesave me një të tretën krahasuar me vitin e kaluar. Nga ana tjetër, roli i institucionit po rritet, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe të përafrimit të legjislacionit me “acquis communautaire”. Moreira de Sousa theksoi se...