Ambasadori Tola takon presidentin e INTERPOL-it në Paris, diskutime për forcimin e bashkëpunimit

Ambasadori Tola takon presidentin e INTERPOL-it në Paris, diskutime për forcimin e bashkëpunimit

Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, zhvilloi një takim në Paris me presidentin e INTERPOL-it, Lucas Philippe, ku në fokus ishte bashkëpunimi i Shqipërisë me Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale. Gjatë takimit, ambasadori Tola përgëzoi presidentin Philippe për drejtimin e ri dhe dinamikën që, sipas tij, i është dhënë INTERPOL-it që prej zgjedhjes së tij. Tola riafirmoi gjithashtu mbështetjen e Shqipërisë për misionin e Organizatës. Ambasada shqiptare në Francë theksoi se Shqipëria është anëtare e INTERPOL-it që prej vitit 1991 dhe se bashkëpunimi me këtë organizatë dhe rrjetin e saj ndërkombëtar vijon të jetë aktiv, veçanërisht në kuadër të luftës kundër krimit transnacional. Sipas ambasadës, një tjetër dëshmi e bashkëpunimit ishte organizimi në Tiranë, në qershor 2024, i Konferencës Rajonale Evropiane të INTERPOL-it. Aktiviteti...