Ambasadori i OSBE-së takon Haxhinë: Diskutime për drejtësinë, avokatët dhe sundimin e ligjit

Ambasadori i OSBE-së takon Haxhinë: Diskutime për drejtësinë, avokatët dhe sundimin e ligjit

Michel Tarran dhe Maksim Haxhia TIRANË- Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Michel Tarran zhvilloi një takim me kryetarin e Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia ku në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet në sistemin e drejtësisë dhe sfidat me të cilat përballet profesioni i avokatit. Takimi u fokusua te roli i avokatëve në garantimin e sundimit të ligjit dhe në përmirësimin e aksesit të qytetarëve në drejtësi. Një tjetër çështje e diskutuar ishte respektimi i standardeve të gjykimit të drejtë si një prej elementeve të rëndësishme të funksionimit të sistemit të drejtësisë. Gjatë takimit u trajtuan edhe problematikat dhe sfidat aktuale me të cilat përballen avokatët në ushtrimin e profesionit të tyre në një kohë kur sistemi i drejtësisë në Shqipëri vijon të jetë në proces...