No Image Available

AMBASADORI AMERIKAN ZBARKON PAPRITUR NE SPAK

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar të shtunën një tjetër vizitë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), këtë herë i shoqëruar nga një delegacion i zgjeruar amerikan, pjesë e të cilit ishin edhe senatorë të SHBA-ve. Gjatë vizitës, diplomati amerikan u takua me drejtuesin e SPAK-ut, Klodian Braho, si dhe me kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni Keta. Sipas pamjeve të publikuara në media, delegacioni amerikan mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u prit nga përfaqësuesit e institucionit. Kjo është vizita e dytë e Wendt në SPAK brenda vetëm pesë ditësh, që prej marrjes së detyrës si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Vizita e parë u zhvillua pesë ditë më parë, ndërsa në pritjen zyrtare...