Ambasada amerikane shpreh gatishmërinë të punojë me Shiroka-Pulën
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shprehur gatishmërinë që të punojë me presidenten e sapozgjedhur të Kosovës Justina Shiroka-Pula. Në një postim për takimin e Shiroka-Pulës me një përfaqësuese të Ambasadës amerikane thuhet se ata mbeten të përkushtuar për bashkëpunim me institucionet e Kosovës. “Ambasada amerikane mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com