ALTA BANKA, NGA MILIARDAT TE FALIMENTIMI: KUSH E MBROJTI DHE KUSH DUHET TË JAPË LLOGARI?
Një bankë që vetëm një muaj më parë deklaronte pasuri prej afro dy miliardë eurosh, sot ka humbur licencën. Katër zëvendësguvernatorë kërkojnë hetimin e përgjegjësive brenda Bankës Qendrore. Prokuroria e Krimit të Organizuar po verifikon transfertat jashtë vendit, ndërsa mbi tavolinë qëndron edhe një denoncim për një operacion të dyshuar prej 50 milionë eurosh. Kjo është historia e ALTA Bankës në Serbi. Një histori që nuk mund të mbyllet me shpjegimin se banka kishte probleme likuiditeti, sepse dokumentet, lidhjet e biznesit me pushtetin dhe reagimi i vonuar i institucioneve kërkojnë një hetim shumë më të thellë. BILANCI QË NGRITI PIKËPYETJET NTV ka shqyrtuar bilancin financiar të publikuar nga vetë ALTA Banka për datën 30 shtator 2026. Sipas këtij dokumenti, banka raportonte aktive prej 231.5 miliardë...
Burimi:
ntv.al