Alphonso Davies dëmtohet në kombëtare, mbrojtësi i Bayern do të qëndrojë gjatë jashtë fushave

Alphonso Davies dëmtohet në kombëtare, mbrojtësi i Bayern do të qëndrojë gjatë jashtë fushave

17 Nëntor 2026 8:56 Telesport Lajme të këqija për Bayern Munich. Alphonso Davies është detyruar të qëndrojë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskulor të pësuar gjatë angazhimit me Kanadanë. Mbrojtësi, i cili mbante shiritin e kapitenit në ndeshjen kundër Guatemalës, u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm shtatë minutash lojë. Edhe pse Kanadaja arriti ta fitonte ndeshjen me rezultatin 3–2, mbrëmja përfundoi në mënyrë negative për Davies. Ekzaminimet e kryera nga stafi mjekësor i Bayern zbuluan një “çarje të lehtë muskulore” në pjesën e pasme të kofshës së majtë. Klubi gjerman e konfirmoi dëmtimin përmes një deklarate zyrtare. Mbrojtësi kanadez do të detyrohet të humbasë ndeshjet e ardhshme, ndonëse klubi nuk ka dhënë një afat të saktë për rikthimin e tij. Skuadra...