Alonso në telashe, 4 titullarë rrezikojnë të mungojnë në ndeshjen ndaj Bournemouth

Alonso në telashe, 4 titullarë rrezikojnë të mungojnë në ndeshjen ndaj Bournemouth

7 Tetor 2026 13:00 Telesport Me katër ndeshje të ekipeve kombëtare të zhvilluara brenda dhjetë ditëve të fundit ka krijuar jo pak problem te Chelsea. Trajneri Xabi Alonso po përballet me disa dëmtime në prag të rikthimit të Premier League këtë fundjavë. Sipas mediave britanike, Chelsea mund të mos ketë në dispozicion katër lojtarë kyç për ndeshjen kundër Bournemouth. Bëhet fjalë për Cole Palmer e Joao Pedro, të cilët u larguan ë në fillim nga grumbullimet e kombëtareve të tyre. Gjithashtu, Reece James e Moises Caicedo mbetën jashtë skuadrave kombëtare gjatë pushimit, ndaj mbetet ende e paqartë nëse ata do të rikuperohen në kohë. Gjithçka pritet të mësohet një ditë para ndeshjes së radhës.