Alonso kërkon dy përforcime, Chelsea bën gati 150 milionë euro për merkaton e janarit
24 Shtator 2026 20:47 Telesport Pavarësisht shpenzimeve jo të pakta gjatë merkatos së verës, Chelsea e drejtuar nga Xabi Alonso nuk po bind aspak këtë fillim sezoni. Për këtë arsye, “Blutë” po mendojnë që tani për të forcuar skuadrën gjatë merkatos së janarit. Caughtoffside zbulon se Chelsea ka piketuar dy emrat që kërkon të afrojë per merkaton dimërore, Alex Scott (23 vjeç), Bournemouth dhe Adam Wharton (22 vjeç), Crystal Palace. Të dy lojtarët në fjalë konsiderohen si investime afatgjata dhe vlera e transferimit të tyre të mundshëm mund të shkojë mbi 150 milionë euro. Për Scott, Chelsea provoi edhe gjatë merkatos së verës transferimin e tij, por nuk u arrit dot. Përsa i përket Wharton, përveç Chelsea-s, anglezi është nën radarin edhe të shumë klubeve...
Burimi:
telesport.al