Alizoti kritikon mungesën e ministrave në debatin për buxhetin, Peleshi i jep të drejtë: Bashkohem me kërkesën!
Pasi deputeti demokrat Tomor Alizoti kërkoi në Kuvend që ministrat të jenë prezentë në sallë gjatë diskutimit të buxhetit, edhe kryeparlamentari Niko Peleshi, nga ana etike e cilësoi të drejtë kërkesën e tij. “Të lutem thirr Qeverinë, sepse nuk ka logjikë që të diskutojmë për buxhetin pa ministrat përkatës”, tha Alizoti. “Në zbatim të rregullores, ministri i Financave është i detyruar që të jetë në sallë. Sa i përket rregullores. Sa i përket pjesës etike, edhe unë e bashkoj thirrjen time që ministrat, sidomos sipas tematikave që lidhen me buxhetin, duhet të jenë në sallë. Por nuk është detyrim i rregullores”, tha mes të tjerash Peleshi.
Burimi:
javanews.al