Alfred Wegener, shkencëtari që propozoi teorinë e lëvizjes së kontinenteve
Më 1 nëntor 1880 lindi në Gjermani Alfred Lothar Wegener, studiues polar, gjeofizikant dhe meteorolog, i njohur për teorinë e tij mbi lëvizjen e kontinenteve. Wegener u bë i njohur për hipotezën se kontinentet e sotme dikur kishin qenë të bashkuara në një masë të vetme tokësore, e cila me kalimin e kohës ishte ndarë dhe pjesët e saj kishin lëvizur në drejtime të ndryshme. Për të mbështetur këtë ide, ai u bazua në dëshmi paleontologjike dhe në ngjashmëritë gjeologjike mes kontinenteve, veçanërisht mes Afrikës dhe Amerikës së Jugut. Teoria e tij fillimisht u prit me kritika nga shumë shkencëtarë, pasi në atë kohë nuk kishte një shpjegim të qartë për mekanizmin që shkaktonte lëvizjen e kontinenteve. Më vonë, zhvillimi i teorisë së tektonikës së...
Burimi:
kultplus.com