Alexander Zverev merr kreun e renditjes botërore, Rybakina vijon të bëjë ligjin te femrat

Alexander Zverev merr kreun e renditjes botërore, Rybakina vijon të bëjë ligjin te femrat

Nga dita e hënë, tenisti gjerman Alexander Zverev është numri 1 në botë për meshkuj. Një arritje mëse e merituar për Zverev, që këtë vit ka fituar 2 grand slam, për herë të parë në karrierën e tij. Ai ka arritur të zbresë nga froni italianin Jannik Sinner, tashmë në vendin e dytë. Ai nuk luan prej disa muajsh për shkak dëmtimi. Në vendin e tretë ndodhet spanjolli Carlos Alcaraz, që po rikthehet në formë. Te femrat nuk ka asnjë surprizë, me kazaken Elena Rybakina që ruan kreun e renditjes, duke lënë pas bjellorusen Aryna Sabelenka e rusen Mirra Andreeva. Në pesë më ët mirat edhe dy amerikane: Gauff e Pegula. “Top-5”, meshkuj 1.Alexander Zverev, 9.520 pikë 2.Jannik Sinner, 9.450 pikë 3.Carlos Alcaraz, 6.110 pikë...