Alexander Arnold në mesfushë, Mourinho me surpriza ndaj Interit. FORMACIONET ZYRTARE
Real Madrid do të presë Interin në “Santiago Bernabeu”, në sfidën e parë në këtë fazë të Champions League. Jose Mourinho ka bërë dy ndryshime në formacion nga ndeshja e fundit në La Liga, ku u mundën 1-0 nga Betis. Surpriza më e madhe është aktivizimi i Alexander Arnold në mesfushë, në krah të Federico Valverde. Nga minuta e parë edhe Brahim Diaz në krahun e djathtë, që zëvendëson Arda Guler, i pezulluar. Ndryshimi i vetëm tek Inter, është aktivizimi i Carlos Agusto nga minuta e parë, në vend të të dëmtuarit Federico Dimarco. REAL MADRID XI: Courtois; Konaté, Dumfries, Huijsen; Trent, Fede Valverde, Bellingham, Brahim Díaz, Cucurella; Vinicius, Mbappé INTER XI: Josep Martínez; Bisseck, Pavard, Bastoni; Diouf, Çalhanoglu, Barella, Jones, Carlos Augusto; Lautaro Martínez,...
Burimi:
telesport.al