Aleanca Kosovare e Bizneseve letër Begajt, Ramës e Peleshit: Mbroni bizneset e pronën, shqyrtoni gjendjen e jashtëzakonshme
Ndërkohë që Tirana dhe disa qytete të Shqipërisë janë përfshirë nga protesta të dhunshme Aleanca Kosovare e Bizneseve i ka drejtuar një letër presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ku kërkon masa institucionale në mbrojtje të pronës private dhe publike, rendit dhe sigurisë në Shqipëri. Duke shprehur shqetësimin për situatën e tensionuar, AKB kërkon nga institucionet shqiptare që “të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe proporcionale për mbrojtjen e qytetarëve, bizneseve dhe pronës private e publike”. AKB kërkon gjithashtu koordinim mes institucioneve përgjegjëse, hapjen e kanaleve të dialogut institucional dhe politik, si dhe shqyrtimin e mekanizmave kushtetues e ligjorë, përfshirë mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, nëse plotësohen kushtet ligjore. ALEANCA KOSOVARE E BIZNESEVE – AKB Shkëlqesisë së Tij,...
Burimi:
javanews.al