Albumi i The Feeling u regjistrua në një barakë në Sussex
Albumi debutues i grupit britanik The Feeling, Twelve Stops and Home, i cili këtë vit shënon 20-vjetorin e publikimit, u regjistrua në kushte larg atyre që zakonisht lidhen me studiot profesionale muzikore. Pjesa më e madhe e albumit u realizua në një ndërtesë të vogël në kopshtin e familjes së dy anëtarëve të grupit, në Horsham të Sussex. Këtë e ka rrëfyer frontmeni i The Feeling, Dan Gillespie Sells, gjatë një interviste për BBC Radio Sussex, teksa grupi po shënon dy dekada nga publikimi i albumit që do të bëhej një prej sukseseve më të mëdha të karrierës së tyre. Sells tregoi se ndërtesa ku u regjistrua albumi nuk ishte në të vërtetë një studio, por një hapësirë e vogël ndihmëse në pronën e prindërve...
Burimi:
kultplus.com