Albulena Haxhiu kujton Zahir Pajazitin në ditëlindjen e tij
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar heroin Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij, duke vlerësuar kontributin e tij në organizimin e rezistencës së armatosur dhe në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mesazhin e saj, Haxhiu ka theksuar se Pajaziti që herët e lidhi jetën e tij me përpjekjet për lirinë e Kosovës, duke organizuar dhe përgatitur luftëtarë të rinj, si dhe duke ndërmarrë aksionet e para kundër forcave policore serbe. Ajo ka kujtuar edhe nofkën “Pushka e parë e lirisë”, me të cilën Pajaziti u bë i njohur për guximin dhe vendosmërinë e tij. Zahir Pajaziti ra më 31 janar 1997, në një pritë të forcave serbe në Pestovë, së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën. Sipas Haxhiut, rënia...
Burimi:
kultplus.com