Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për qasje pozitive dhe konstruktive nga partitë politike, në mënyrë që të përmbyllet procesi i konstituimit të Kuvendit, të formohet Qeveria dhe të zgjidhet presidenti i vendit, duke shmangur kështu mundësinë e zgjedhjeve të reja. Kurti tha se për miratimin e propozimeve për nënkryetarë nevojitet edhe mbështetja e mazhorancës, ndaj, sipas tij, duhet të gjendet një dakordim sa më shpejt. “Le të jemi pozitivë e konstruktivë dhe në këtë mënyrë të kemi Kuvend të konstituar, shpejt Qeveri të formuar dhe të kalojmë tek zgjedhja e kryetarit që duhet të bëhet në mënyrë që t’i evitojmë zgjedhjet e reja”, tha Kurti. Duke komentuar deklaratën e përfaqësuesit të Listës Serbe, Slavko Simiq, lidhur me propozimin për nënkryetar...
Burimi:
gijotina.com