Albin Kurti për Xhevdet Xhafën: Një artist që i ka dhënë formë identitetit kulturor

Albin Kurti për Xhevdet Xhafën: Një artist që i ka dhënë formë identitetit kulturor

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Still Running” të Xhevdet Xhafës, e cila u hap në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Kurti, ka vlerësuar lart figurën dhe veprën e artistit Xhevdet Xhafa, duke e përshkruar atë si një personalitet të veçantë të artit dhe kulturës shqiptare në Kosovë. Kurti e ka lidhur figurën e Xhafës me një kombinim të pazakontë mes stoicizmit, qëndrueshmërisë dhe krijimtarisë artistike. “Paramendojeni Epikurin Stoik… Nuk ka nevojë, e keni parë: Xhevdet Xhafa. Të gjithë duhet t’i jenë dukur të ndalur. Bjeshkëve të Rugovës teposhtë mundesh vetëm të vraposh. Në Pejë mund të rikthehesh por nuk mund të ndalosh. Piktura porsi mermer, të cilave nuk mund t’ju kalosh pranë se të gozhdojnë. Brishtësinë...