Albin Kurti mohon përfshirjen në protestat kundër Ramës: Nuk e kemi zakon të hedhim gurin e të fshehim dorën

Albin Kurti mohon përfshirjen në protestat kundër Ramës: Nuk e kemi zakon të hedhim gurin e të fshehim dorën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për herë të parë ndaj pretendimeve se Lëvizja Vetëvendosje qëndron pas protestave qytetare në Shqipëri, duke mohuar çdo përfshirje të forcës politike që drejton në organizimin apo nxitjen e tyre. Gjatë mbledhjes së 64-të të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti u shpreh se kishte ndjekur me habi përpjekjet për t’ia atribuar partisë së tij protestat në Tiranë. “Unë kam parë me habi zëra të ndryshëm që janë përpjekur t’ia faturojnë edhe Vetëvendosjes këto protesta që zhvillohen në Republikën e Shqipërisë. Por, të dashur delegatë të Këshillit të Përgjithshëm dhe aktivistë e anëtarë të tjerë, ne sot jemi forcë qeverisëse dhe nuk jemi forcë protestuese”, deklaroi Kurti. Kryeministri i Kosovës kujtoi se Vetëvendosje ka një histori të gjatë...