“Albanians for America” mbështet nominimin e Bekim Sejdiut për president
Organizata “Albanians for America” ka mirëpritur marrëveshjen ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për nominimin e Prof. Dr. Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës. Në një deklaratë, organizata ka shprehur mbështetjen për kandidaturën e Sejdiut dhe u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që procesin e zgjedhjes së presidentit ta trajtojnë në interes të shtetit dhe të stabilitetit institucional. “Albanians for America” ka theksuar gjithashtu rëndësinë e forcimit të partneritetit me Shtetet e Bashkuara dhe orientimit euroatlantik të Kosovës, duke kërkuar nga deputetët që të përmbushin përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe të votojnë për zgjedhjen e presidentit./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com