Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv.kryeministrja Koçiu: Një çmenduri…
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar në platformat e rrjeteve sociale në lidhje me lajmin për një alarm të rremë në një shkollë në Tiranë. Koçiu shprehet se ‘kjo lloj çmendurie që shpesh tolerohet nën alibinë e një “lirie” pa fre, nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e vërtetë’. “Një alarm i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, ditën e parë të mësimit, kur oborret janë të mbushura plot me fëmijë, nuk është një shaka e hidhur, nuk është një test cinik për reflekset e Policisë së Shtetit dhe as një lajthitje e rastësishme e një mendjeje të papjekur, por një çmenduri e mirëfilltë kriminale. Kjo lloj çmendurie që shpesh tolerohet nën alibinë e një “lirie” pa fre, nuk ka asgjë të përbashkët...
Burimi:
gijotina.com