Alarmi për bombë në shkollë, Koçiu: Një çmenduri e mirëfilltë kriminale

Alarmi për bombë në shkollë, Koçiu: Një çmenduri e mirëfilltë kriminale

Albana Koçiu TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas alarmit të rremë për bombë në shkollën 'Edith Durham' në Tiranë ngjarje që shkaktoi shqetësim në ditën e parë të mësimit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale Koçiu e dënoi ashpër rastin duke theksuar se një alarm i tillë në një ambient të mbushur me fëmijë nuk mund të konsiderohet si një shaka apo veprim i pamatur. “Një alarm i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, ditën e parë të mësimit, kur oborret janë të mbushura plot me fëmijë, nuk është një shaka e hidhur, nuk është një test cinik për reflekset e Policisë së Shtetit dhe as një lajthitje e rastësishme e një mendjeje të papjekur, por një çmenduri e mirëfilltë kriminale”, u shpreh Koçiu....