Alarmi i kuq: Grupe kriminale nga Elbasani, Durrësi dhe Vora po devijojnë protestën

Alarmi i kuq: Grupe kriminale nga Elbasani, Durrësi dhe Vora po devijojnë protestën

Prania e efektivëve të policisë në civilë dhe mënyra e ndërhyrjes ndaj protestuesve kanë rikthyer debatin mbi atë se çfarë po ndodh në terren gjatë protestave kundër qeverisë. Analisti Lavdrim Lita ngriti një pretendim të fortë, duke deklaruar se në protestë mund të jenë infiltruar edhe persona të lidhur me grupe kriminale. Sipas Litës, informacionet për këtë fenomen, siç pretendon ai, disponohen edhe nga Policia e Shtetit dhe shërbimet informative. “Është e vërtetuar tashmë që ka infiltrim të grupeve kriminale të Elbasanit, të Durrësit dhe të Vorës në protestë për të devijuar protestën”, deklaroi Lita. Ai pretendoi se këta persona nuk janë thjesht pjesëmarrës, por sipas tij janë dërguar me një mision të posaçëm për të prishur dhe devijuar protestën. Shqetësimin kryesor analisti e lidhi...