Alarm për sigurinë kibernetike në të gjithë Evropën, mbyllen përkohësisht disa faqet online!
Disa institucione dhe organizata në Evropë kanë çaktivizuar përkohësisht faqet e tyre të internetit pas zbulimit të dy dobësive kritike të sigurisë në PHP, një gjuhë programimi që përdoret gjerësisht për funksionimin e faqeve dhe shërbimeve online. Mes institucioneve që kanë marrë masa janë qeveria e Finlandës, Këshilli Bashkiak i Edinburgut dhe disa faqe të programeve të BBC-së, përfshirë “Doctor Who” dhe “The Traitors”. Edhe në Holandë janë çaktivizuar disa faqe zyrtare, mes tyre ajo e agjencisë kombëtare të sigurisë kibernetike dhe e Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik dhe Mjedisin. Dobësitë u identifikuan në PHP dhe një përditësim për rregullimin e tyre u publikua të mërkurën pasdite. Autoritetet e sigurisë kibernetike në Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Evropian, Australi dhe Japoni u kanë bërë thirrje organizatave...
Burimi:
javanews.al